Roma mendon për Cristiano Ronaldon

Roma mendon për Cristiano Ronaldon

Fakti se e ardhmja e Cristiano Ronaldos shikohet larg ‘’ Old Trafford ‘’ i ka shtyrë  ekipet me emër të nisin ofensivën për sulmuesin .

Pas Chelseat , një ndër pretendentët kryesorë të ‘’ Cr 7 ‘’ është  Roma e Jose Mourinhos, e cila  ja ka hapur dyert e ‘’ Olimpicos ‘’ .

Sezoni për golashënuesin konsiderohet një ndër më të vështirët pasi me Erik Ten Hag në stol ka hasur shumë pengesa  dhe një lojtar i këtyre niveleve kurrsesi nuk mund të mbetet në prapavijë , pavarësisht moshës .

‘’ Verdhekuqtë ‘’ kanë rikuperuar shumë nga terreni i humbur me ‘’ The Special One ‘’ dhe arritën të thyejnë akullin në sezonin e kaluar me fitimin e Conference Leagues , trofe shumë i rëndësishëm në kontinentin e vjetër.

Luzitani e pati nën urdhërat e tij gjatë eksperiencës tek Real Madridi dhe është i vetëdijshëm për cilësitë e 37 vjeçarit .

Objektivi i Jose Mourinhos është kualifikimi për në Champions League , kompeticioni i preferuar i lojtarit nga Madeira dhe vijimi i rrugës drejt sukseseve.

Fitimi i Scudettos është një ndër objektivat kryesorë të kryeqytetasve, të cilët janë çliruar pas suksesit të sezonit të kaluar dhe me Cristiano Ronaldon në vijën sulmuese, shanset e Romës do të shtoheshin dukshëm . 

Për të luftuar me Juventusin , Interin apo Milanin, kampionin në fuqi të Serisë A duhet të formohet një ekip shumë kompetitiv dhe transferimi i pesë herë fituesit të ‘’ Topit të Artë ‘’ në ‘’ Olimpico ‘’ do të ishte një avantazh për ‘’ Ujqërit ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy