
Sulmuesi Tammy Abraham shumë shpejt e ka bërë Chelsean të pendohet me rendimentin e shkëlqyer tek Roma.
‘’ Blutë e Londrës ‘’ akorduan shitjen e anglezit për 40 milionë euro në verën e kaluar por nën drejtimin e Jose Mourinhos 24 vjeçari sa vjen e bëhet edhe më i rrezikshëm dhe vendimi për rikthimin e golashënuesit në ‘’ Stamford Bridge ‘’ ka hyrë menjëherë në fuqi .
23 gola në 40 sfidat e deritanishme sigurisht kanë ndryshuar performancën në ofensivën e ‘’ Verdhekuqve ‘’ duke e bërë krenar të ashtuquajturin “ The Special One ‘’ për të cilin Seria A ka një domethënie të veçantë .
Thomas Tuchel gjithmonë është nën presion sepse të jesh lider i pankinës së Chelseat është një detyrë shumë e vështirë dhe një kënaqësi unike , trainer i cili i dha shumë shpejt impaktet duke fituar Champions Leaguen dhe shënoi një risi në kontinentin e vjetër.
Rikthimi në retrospektivë sidomos nga skuadrat me emër sigurisht është një hap shumë pozitiv sepse e vlerësojnë çdo episod të kaluar në funksion të një të ardhmeje të suksesshme dhe Tammy Abraham konsiderohet një vlerë e shtuar për ofensivën e furishme londineze.
Megjithatë një operacion i tillë do të ketë vështirësitë e veta sepse traineri luzitan e ka të qartë rëndësinë e ishi-t të Aston Villas në 11-she dhe do të vërë barrierat përkatëse pavarësisht nevojës së Chelseat për zgjidhjen e problematikave në metrat e fundit .
Siç dihet shqetësimet në Londër vijojnë pas sanksioneve ndaj Roman Abramovich dhe tanimë kjo skuadër është në proçes rindërtimi për arsye se po pret të ketë një pronar të ardhshëm , fakt që do të thotë se nuk mund të ketë akses në merkato deri në përfundimin e kësaj çështje jetike për fatet e kampionëve në fuqi të kompeticionit më prestigjoz europian për klube.
Mbetet për tu parë se si do të vijojnë ngjarjet sepse nëse merret parasysh perspektiva e të ardhmes duke e spostuar vëmëndjen paksa tek e shkuara , Chelsea është në avantazh absolut për të triumfuar në këtë histori sepse çdo lojtar ndihet i privilegjuar kur e vesh këtë fanellë e cila peshon shumë .



