Xhiro e Italisë, Malhani: Do të kthejë sytë e botës nga Shqipëria

Xhiro e Italisë, Malhani: Do të kthejë sytë e botës nga Shqipëria

Shqipëria përkujton këtë vit 100-vjetorin e organizimit të rrethit të parë çiklistik. Në këtë përvjetor janë parashikuar të mbahen një sërë aktivitetesh, që do të shtrihen në disa muaj. Xhiro e Italisë, i cili këtë vit mbahet në Shqipëri, përkon me këtë 100-vjetor.

Mejdin Malhani, trajner i ekipit kombëtar, tha në studion e MCN se ky event do të kthejë sytë e botës drejt Shqipërisë.

Është tashmë një traditë 100-vjeçare. Ka vende që nuk e kanë këtë, ne jemi të tretët në botë për turet me etapa. Është fat për të gjithë ne. Eventi ynë këtë vit do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Do të përfshihen shumë qytete dhe vizibiliteti do të jetë i madh. Turi i Italisë do të ndiqet nga e gjithë bota.

Xhiro e Italisë është një biznes më vete. Televizioni më i rëndësishëm është Eurosporti. Ndiqet nga toka dhe nga ajri. Komentatorët do të komentojnë të gjithë linjën që përshkojnë çiklistët. Do të përmenden të gjitha pikat, nis nga Tirana. Të gjithë turet nëpër botë përcaktojnë datat që më herët. Edhe Shqipëria është e përfshirë në këto ture.

Është një marrëdhënie komunikimi e kryeministrit me homologen italiane. Për këto evente negociohet dhe është një biznes i mbyllur që funksionon mirë. Është fat që zoti Rama ka negociuar dhe arriti ta sjellë xhiron e Italisë në rrugët e Shqipërisë. Në rrugët tona do të kalojnë yjet më të mëdhenj të çiklizmit. Nuk duhet harruar edhe fakti që brenda xhiros së Italisë janë yjet më të mëdhenj të çiklizmit botëror.

Malhani tha më tej se Shqipëria ka kushtet optimale për çiklizëm dhe kjo duhet parë si potencial.

Kemi një rast konkret të një çiklisti nga Danimarka që vjen 5-6 herë në Shqipëri në vit, për tu stërvitur. Ka sjellë edhe sportistë të tjerë me vete. Janë jashtëzakonisht të kënaqur nga Shqipëria. Ne kemi një djalë Elian Nika, që edhe pse u shpall kampion, nuk e vazhdoi më këtë. Shqipëria është shumë e favorshme për këtë sport.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy