
E ardhmja e Kalidou Koulibaly tek Napoli mbetet skeptike . Skuadra me emër në Europë vazhdojnë të mos heqin dorë për të përfituar shërbimet e francezit gjatë merkatos së verës . Kjo luftë starton me Arsenalin ekip që do të synojë padyshim forcimin e repartit mbrojtës i cili prej disa sezonesh dikton qartazi mungesën e stabilitetit dhe do të kenë shumë punë për të bërë për të bindur kreun e presidencës Aurelio De Laurentis për largimin e 29 vjeçarit nga ‘’ San Paolo “ .
Pas tyre renditen gjigandët e Premier Leagues Manchester United. Problemet e njëpasnjëshme që kanë hasur të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer në repartin defensiv kanë krijuar një farë skepticizmi në kampin e ‘’ The Red Devilsave ‘’ dhe opsioni Koulibaly shikohet si një ndryshim drastik për vijimësinë e 20 herë kampionëve të Premier Leagues .
Jashtë kësaj liste nuk mund të mbetet as Chelsea . Kreu i presidencës Roman Abramovich ka deklaruar se do të vërë në dispozicion të trainerit Thomas Tuchel shumën e 300 milionë eurove për ta perfeksionuar repartin mbrojtës dhe një transferim i mundshëm i Kalidou Koulibaly në të famshmin ‘’ Stamford Bridge ‘’ do të rezultonte qershia mbi tortë për defensivën kryeqytetase .
I fundit në listë është Everton. Me shumë gjasa ‘’ The Toffees ‘’ mund të kenë një avantazh të vogël në këtë operacion pasi do të shfrytëzojnë në maksimum trainerin Ancelotti i cili e ka patur nën urdhërat e tij në kohën kur drejtonte Napolin . Kjo skuadër është e gatshme të ofrojë shumën e 50 milionë eurove për shtyllën e mbrojtjes napolitane por sipas zërave të fundit që kanë qarkulluar një nga kockat më të forta të Serisë A besohet se nuk do të kënaqet me kaq dhe do të kërkojë rritjen e kësaj shifre për pilarin e repartit defensiv. Një luftë e tillë pritet ta ketë destinacionin final gjatë merkatos se verës e cila do të jetë shumë e luftuar nga skuadrat angleze për arsye se bëhet fjalë për një nga mbrojtësit më të spikatur në qarkullim i cili mbetet një referent i padiskutueshëm i skemave të Gennaro Gatussos në qendrën e mbrojtjes . Sezoni për nxënësin e italianit deri më tani ka ecur me ritme pozitive sepse ka mundur të refektojë potencialin në 31 takime në të cilat ka gjetur edhe 1 gol . Ofertat me siguri i kanë gjeneruar një entuziazëm dhe një shpresë për të iniciuar një të ardhme tjetër në arenën europiane por për konkretizimin ose jo të një çështje të tillë duhet pritur destinacioni i fundit pikërisht merkatoja e verës.



