
Siç dihet një ndër prioritetet e trainerit Ruben Amorim në lidhje me merkaton verore do të jetë përforcimi i repartit të avancuar.
Portugezi ka mbetur i pakënaqur me rendimentin e të tijëve dhe tashmë në listën e tij është përfshirë Antoine Semenyo.
25 vjeçari, edhe pse në rradhët e një ekipi modest si Bournemouthi ka arritur të spikasë në një kampionat shumë të kompetitiv siç është Premier League.
Traineri Andoni Iraola ia ka dhënë shansin për të shpalosur potencialin dhe 25 vjeçari ia ka shpërblyer në sezonin aktual, i cili ka gjetur në 4 raste rrugën e rrjetës në 12 sfidat e deritanishme.
Tek ishi i Sunderlandit spikasin shpejtësia dhe aspekti fizik, dy komponentë të cilët e kanë ndihmuar për ti dhënë zgjidhje situatave të ndërlikuara gjatë ndeshjeve.
Ndërkohë numri një i stolit të ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ kërkon të shtojë agresivitetin në sulm dhe Antoine Semenyo është i duhuri për të.

Kur flitet për 20 herë kampionët e Anglisë, përveç aspektit sportiv dihet se janë një ndër ekipet më të pasur në botë, fakt që i favorizon gjatë merkatove.
Tashmë ganezi është në një moment shumë të rëndësishëm të karrierës dhe në rast se do të transferohet në ‘’ Old Trafford ‘’, ajo mund ti ndryshojë në aspektin sportiv dhe atë ekonomik.



