Liverpooli, objektiv tek Psv Eindhoven

Liverpooli, objektiv tek Psv Eindhoven

 Listës së gjatë të Liverpoolit në lidhje me merkaton e verës i është shtuar një tjetër emër në orët e fundit.

Johan Bakayoko është objektivi i rradhës për ‘’ The Redsat ‘’, marrëveshje e cila mund të finalizohet për 25 milionë euro.

Në vitet e fundit Psv Endhoveni ka rezultuar një destinacion i preferuar nga anglezët, të cilët në të kaluarën transferuan Cody Gapkon në ‘’ Anfield Road ‘’.

Belgu ka treguar se mbetet një kërcënim për çdo mbrojtje kundërshtare, i cili po impresionon me vetëm 20 vite mbi supe.

Ndërkohë, traineri Jurgen Klopp vijon të insistojë për Johan Bakayokon, i cili është pjesë e një ndër ekipeve më të famshëm të Eredivisies, lojtar që në sezonin aktual numëron 8 gola dhe 12 asiste në 36 sfida.

Liverpooli siç dihet po kalon shumë vështirësi në lidhje me rikthimin tek titujt dhe objektivi kryesor i numrit një të stolit është shëndërrimi përsëri në atë rivalin e dikurshëm, i cili dominonte në çdo kompeticion.

Faktikisht Liverpooli është në garë për fitimin e Premier Leagues dhe vijon të përfaqësohet denjësisht edhe në Europa League, aty ku do të përballet me Atalantën në çerekfinale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy