<p>Pas eleminatoreve të kombëtareve spikati Italia që pësoi 3 gola në një sfidë me Gjermaninë. Në studion e MCN Informacion, gazetari i sportit, Uvil Zajmi, tha se kjo përballje nxorri në pah domodoshmërinë për një kombëtare të re.</p> <blockquote> <p><em>Nuk është e lehtë përballja me skuadra të tilla. Italia jo vetëm që u eliminua, por pësoi pesë gola. Jemi përpara një fakti dhe ajo që trondit më tepër është rezultati në Gjermani. Italia është gjetur në disavantazh 3-0. Përfundimi i ndeshjes 3-3 hapi probleme, polemika. Në një farë mënyre u justifikua që le të jetë ky takim starti i një kombëtareje të re. Italia po kalon një krizë, mungojnë lojtarët cilësorë. Nuk është më ajo Itali me tituj që ishte. Federata italiane nuk ka asnjë lloj ideje për të ndryshuar trajnerin. Unë e gjykoj dhe siç e menduam duhet marrë si një moment pozitiv. Jo rëndues, sepse do të ishte fatale për këtë ekip. E tillë u komentua. Arbitri nuk mund të them se ka bërë gabim. Në aspektin administrativ edhe mundet ta kishte rifilluar lojën nga këndi. Konkretisht nuk ka gabuar. </em></p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/Qfzdo9zRkyA?si=LlQaOnmRysp2vaG4" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>



