Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli para mediave, në prag të sfidës së kthimit me Teutën në gjysmëfinalen e Kupës.
Pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e parë, Shehi kërkon kujdes nga skuadra dhe deklaroi se duhet të mendojnë sikur e nisin 0-0.
Është një ndeshje tjetër dhe kompeticion tjetër. Jemi të plotë dhe kjo ndeshje ka vetëm një objektiv, për të shkuar në finale. Ndeshja iku por është shpejt dhe mërzitja është prezente por u munduam që ta harrojmë të nesërmen dhe të përqendrohemi te kjo ndeshje sepse futbolli ka fitore dhe humbje.
Është një skuadër që të dëmton në momentin e saj që nuk është agresive dhe prezente në zonë. Kjo na ndodhi edhe ndeshjen e kaluar kur kishim gjithçka në kontroll dhe ndëshkohesh e ndeshja merr tjetër ecuri. Momentet e mira dalin edhe nga situata që nuk i ka në favor por duhet pasur kujdes sepse kemi fituar 3-0 por do të mendojmë sikur ndeshja është 0-0.
Nuk mendoj se duhet konsideruar e mbyllur. Kemi marrë rezultat të mirë por duhet menduar si ndeshje që të çon në finale. Jo gjithmonë shkon në finale sepse mund të kesh 20 vjet karrierë dhe 2 herë shkon në finale. Është trofe dhe duhet luftuar për trofe.
I pyetur për derbin dhe mungesat, Shehi tha se skuadra është e plagosur, por jo e dorëzuar.
Kemi ndeshje nesër dhe do të flas për nesër. Nuk i shmangemi dot derbit dhe na vjen keq për mungesat sepse Hasani mori karton dhe doli loja për shkak të mungesës në derbi pasi e ndjejnë. Kemi kohë dhe mund të shkojmë në derbi të plagosur, por jo të dorëzuar sepse me meritë jemi në vendin e parë.



