Edicioni i pestë i “Tirana Marathon 2021”, më 17 tetor

Edicioni i pestë i “Tirana Marathon 2021”, më 17 tetor

Maratona e Tiranës 2021 vjen këtë vit me edicionin e saj të 5-të. Përgatitjet për eventin sportiv në kryeqytet, i ka bërë të ditur kryetari, Erion Veliaj, i cili i ka ftuar të gjithë të apasionuarit pas atletikës të bëhen pjesë e saj.

“Tirana Marathon 2021. Bëhu pjesë e eventit më të madh sportiv! Gara nis më 17 tetor! Mos harro, regjistrohu tani, te tiranamarathon.com”.

Edicioni i 5-të i këtij aktiviteti i cili tashmë është kthyer në një traditë organizohet me aprovimin e tre itinerarëve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti ndërkombëtar dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Atletikës .

Gara do të mbahet me datë 17 tetor dhe do të ketë 4 kategori; Marathon(42.195) Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too” kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Nuk do të mungojë as gara Fun Run e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe me datë  16 tetor 2021 me të rinjtë e Shkollave te Mesme të Tiranës.

Intineraret e rinj të çertifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF, do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy