
Me Jose Mourinhon në stol ka filluar një tjetër etapë në historinë e Fenerbahces.
Ekipi turk do të ketë privilegjin të drejtohet nga një ndër më të mirët në profesionin e tij, drejtuesit e të cilit po punojnë për t’ia plotësuar dëshirat të ashtuquajturit ‘’ The Special One ‘’.
Pas mbërritjes së Youssef En- Nesyri, i cili la gjurmë në të kaluarën tek Sevilla, natyrisht ishi i Romës nuk është ngopur dhe këtë herë ka zgjedhur si destinacion Real Madridin.
Arda Guler është një ndër objektivat e 61 vjeçarit, i cili nuk ka patur shumë hapësira tek spanjollët.
Kanë filluar të qarkullojnë zërat për një huazim të mundshëm dhe ishi i Manchester United natyrisht i ka siguruar një vend titullari, tek ky ekip me shumë traditë në Turqi.
Pas 19 vjeçarit është edhe David Alaba, element deçiziv tek ‘’ Los Blancos ‘’ por në sezonin e fundit nuk ka bindur aq sa duhet për arsye të dëmtimeve të shpeshta.
Rasti i tij shikohet me skepticizëm nëse i referohemi të ardhmes, si në Spanjë ashtu edhe në Champions League, kompeticion ku madrilenët rezultuan protagonistë.
Strategjia e Jose Mourinhos lidhet me ndërthurjen e talentit me eksperiecën, me objektivin e formimit të një ekipi kompetitiv, të denjë për trofe.
Drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ po e analizojnë me detaje këtë situatë sepse për lojtarët në fjalë është një mundësi për tu aktivizuar rregullisht.



