Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij fitoi ndaj Teutës.
Osmani deklaroi se lojtarët ia vështirësuan punën vetes, ndërsa shtoi se është i kënaqur me angazhimin dhe agresivitetin.
Ishte një lojë e rëndë. E vështirësuam edhe pak vetë punën për veten. Bënim më shumë pasime prapa, pa kërkuar zgjidhje përpara. Jam i kënaqur me angazhimin dhe agresivitetin, kjo na i fitoi lojën.
Gjatë javës analizuam Teutën, një ekip që nuk e meriton vendin ku është në tabelë. Sa i përket lojës, në ndryshim nga Laçi, qarkullimi në mes dhe sulm, nuk ishte i shpejtë. Na mungonin pasimet e shpejta që të krijonim raste.
Kur futen lojtarë të rinj, futen për freski. Futëm dy sulmues. Bravo i qoftë Çobës për golin.



