Renato Lika, trajner i futbollit të moshave, ishte i ftuari i radhës në emisionin MCN Sportzone. Ai ndau me shikuesit përvojën e punës me moshat e reja.
“Është e bukur të punosh me moshat. Ke përgjegjësi sepse prindërit të besojnë pasurinë më të madhe. Këta fëmijë nuk duhet t’i zhgënjejmë, duhet t’u japim më të mirën”, tha ai.



