Ndahet nga jeta ish-ndihmës trajneri i kombëtares shqiptare

Ndahet nga jeta ish-ndihmës trajneri i kombëtares shqiptare

Është ndarë sot nga jeta në moshën  76-vjeçare ish-ndihmës trajneri i kombëtares shqiptare në kohën e De Biasi-t Angelo Pereni.

Prej vitesh ai ishte larguar nga sporti për shkak se kishte kërkuar të qëndronte me familjen e tij në shtëpi, pasi ishte i lodhur nga udhëtimet. Madje herën e fundit ai ishte pjesë e Kombëtares shqiptare, por pas dy viteve lajmëroi De Biasi-n se nuk mund të vazhdonte më.

Përveç ish-trajnerit të kombëtares për ndarjen nga jeta të Angelo-s ka shkruar edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka, i cili thotë:

Me trishtim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të Angelo Perenit, ish-zëvendëstrajner i Kombëtares shqiptare gjatë viteve 2011-2014 kur kjo skuadër drejtohej nga Gianni De Biasi.

Angelo ishte si vetë emri që mbajti, ishte njeri vërtetë i mençur. Bota e futbollit ka humbur shumë. Angelo e donte lojën, por mbi të gjitha i donte shumë futbollistët. Një njeri fantastik. Kanë mbetur shumë pak “të urtë” në botën e futbollit si Angelo.

Ishte një nder për ne të kishim në stafin teknik një njeri me kaq eksperiencë të gjatë në futboll dhe tejet të përgatitur.

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve të tij për këtë humbje të madhe. U prehtë në paqe!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy