
Lorik Boshnjaku, një nga afrimet e Vllaznisë në këtë merkato, ka folur për kanalin e klubit ditën e sotme.
Në fjalët e tij, mesfushori deklaroi se me shkodranët ndihet shumë mirë dhe dëshira e madhe është fitimi i titullit kampion.
Vlllazninë e zgjodha fillimisht se është klub i madh, me tifozë të zjarrtë që e kam vërejtur nga dita e parë, jam ndjerë shumë mirë. Shpresoj ta rikthejmë titullin pas shumë vitesh te Shkodra dhe kjo është një arsye pse kam ardhur.
Ka ndikuar sepse me Josën kam punuar thuajse 2 vite te Prishtina dhe kemi kaluar periudhë të mirë. Atë që e lamë përgjysmë atje shpresoj ta vazhdojmë këtu.
Jam ndjerë shumë mirë, nuk po ndjej asnjë mungesë sepse lojtarët janë shumë të sjellshëm. Shpresoj të vazhdoj kështu.
Dëshira më e madhe është të shpallemi kampion. Shpresojmë të jetë viti i Vllaznisë dhe ta rikthejmë pas shumë vitesh sepse e meritojmë me gjithë këta tifozë, kryesi dhe grup lojtarësh që kemi besoj shumë që do arrijmë ta fitojmë titullin.



