
Gazetari Alban Xhihani, analizoi situatën e Superiores, në emisionin “Skaner” në MCN TV.
Xhixhani deklaroi se Tirana po kalon një krizë rezultatesh, ndërsa shtoi se Kukësi po bën shumë mirë dhe po ecën me hapin e Partizanit dhe Egnatias.
Një tjetër trajner që ikën. Tetë ndryshime në pankinë në 10 javë. Më duket sikur kemi këtë shkëputjen e parë, me Partizanin dhe Egnatian. Më duket një shkëputje e logjikshme për potencialin që kanë. Egnatia me Skënderbeun, ndoshta ka ndikuar pak ajo ndalesa. Kanë humbur 5 pikë me Skënderbeun.
Te Tirana më duket krizë rezultatesh, më tepër sesa krizë lojtarësh. Shifrat thonë se në 6 ndeshje, kanë 4 pikë. Kukësi që ecën me hapin e Partizanit dhe Egnatias. Ta mendosh që e nisën me 4 humbje radhazi.



