Atletico pëlqen Giovanni Simeone

Atletico pëlqen Giovanni Simeone

 Në këtë pjesë të parë të sezonit ekipi i Veronës mund të ndihet me fat sepse mbështetet tek Giovanni Simeone në majën e sulmit .

Argjentinasi i ka tejkaluar parashikimet duke u shëndërruar në referentin kryesor  të Igor Tudor, golat e të cilit kanë avantazhuar italianët në pozitat e klasifikimit .

Fitorja e fundjavës kundër Juventusit demostroi se Verona do të jetë kundërshtari për tu mundur sidomos në shtëpi ku kanë treguar shumë personalitet  duke i dhënë një tjetër ritëm Scudettos . 

8 gola dhe  tre asiste në 13 ndeshje kanë marrë vëmëndjen e  babait të tij ‘’ Cholo ‘’ Simeone që kërkon ta ketë nën tutelë tek Atletico Madridi .

 Në fakt argjentinasi gjithmonë është pëlqyer nga   ‘’ Los Colchoneros ‘’ por në këtë sezon është shëndërruar në një sulmues tepër të frikshëm .

Kryeqytetasit  po e analizojnë me shumë kujdes këtë opsion sepse 26 vjeçari ka fituar eksperiencën e nevojshme për tu aktivizuar kudo dhe sigurisht tek Atletico Madridi jo vetëm që mund të ndihej paksa i privilegjuar por njëkohësisht do të ketë përballë një ndër më të famshmit e trainingut që e ka shëndërruar këtë ekip në një ferr për çdo rival.

Ylli i Veronës mbaron kontratën  në 30 qershorin e 2022- shit dhe italianët  duhet të përgatiten për sulmin e Atleticos  .  

Falë shkëlqimit të Giovanni Simeones  Verona aktualisht është afruar me Europën  pavarësisht se është ende herët por kjo ecuri mund të shënojë një risi në Itali deri në fundin e sezonit.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy