Manchester United, insiston për Heung Min Son

Manchester United, insiston për Heung Min Son

Përfundimi i kontratës me Tottenham Hotspurin në verën e 2025-sës, është pasuar me ofensivën e Manchester United për të marrë shërbimet e Heung Min Son.

Koreano-jugori prej shumë vitesh po shkëlqen në rradhët e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’, i cili që prej transferimit në 2015-tën është konsideruar një lidër në metrat e fundit.

Ka kaluar tashmë një dekadë në ‘’ White Hart Lane ‘’ dhe ishi i Bayer Leverkusenit numëron 166 gola në 423 sfida, i cili mund të vendosë për 20 herë kampionët e Premier Leagues në të ardhmen.

Anglezët po hasin vështirësi, edhe pse me Ruben Amorim në stol, një trainer që la gjurmë në rradhët e Sporting Lisbonës.

Sigurisht që tek Manchester United vijojnë të spikasin disa lojtarë, si Bruno Fernandes apo Marcus Rashford por portugezi konsideron se duhen të shtohen forcat për pjesën më vendimtare të sezonit.

Nëse i referohemi drejtuesve të kryeqytetasve duhet theksuar se po insistojnë për qëndrimin e Heung Min Son, një element shumë i shpejtë, teknik, i cili bën diferencën sidomos në duelet një kundra një.

Për sa i përket performancës së Manchester United në sezonin aktual duhet shtuar se është në një moment kritik, aktualisht në vendin e 13-të në kampionat dhe në të 12-tin në Europa League.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy