
Janë mbyllur pjesët e para në dy sfidat e fundit të javës së 22-të në Superiore.
Laçi kryeson minimalisht ndaj Vllaznisë. Vendos një gol i shënuar nga Ujka në minutën e 40-të, me penallti. Pikërisht ky 11-metërsh, shkaktoi polemika, me lojtarët e Vllaznisë që nuk ishin dakord me vendimin e arbitrit Eldorjan Hamitaj.
Në sfidën tjetër, Dinamo kryeson 2-0 ndaj Erzenit në transfertë. Për kryeqytetasit, shënuan Rustem Hoxha në minutën e 32-të dhe Luis Kaçorri në minutën e 39-të.



