Bushi: Ndoj bëri dy zgjedhje brenda muaji, pse Kurutulan zgjodhi Shqipërinë

Bushi: Ndoj bëri dy zgjedhje brenda muaji, pse Kurutulan zgjodhi Shqipërinë

Trajneri i Kombëtares shqiptare U-21, Alban Bushi, foli në një konferencë zyrtare për mediat, ku komentoi listën me 23 lojtarët e grumbulluar që do të përfaqësojnë Shqipërinë në miqësoret kundër San Marinos dhe Malit të Zi.

Trajneri Bushi sqaroi çështjen ‘Ndoj’, ndërsa foli edhe për emrat e rinj që janë ftuar për herë të parë në Kombëtare. Më tej, tekniku shqiptar u ndal edhe te goditja Arda Kurtulan, si edhe theksoi objektivat që ka Kombëtarja U-21 në këto dy miqësore.

Ndoj bëri dy zgjedhje brenda një muaji. Ka qenë lojtar i rëndësishëm i yni kur ka nisur sportin, tek Kombëtarja U-17 me profesor Xhemon. Pastaj, vendosi të kalojë te Greqia. Në një kohë që nuk po e merrte Greqia, unë e pashë në disa video me Olimpiakosin B, më pëlqeu. Kontaktova me prindërit e tij dhe i thashë, mendojeni nëse do të jetë pjesë e ekipit U-21 dhe më tha PO me shumë kënaqësi. U bë pjesë e U-21, hodhi një firmë që ndryshon Federatën, nga ajo greke në shqiptare, pasi duhet një firmë që të luash ndeshje miqësore, siç luajtëm ne. E hodhi firmën vetë, në dokumentin që ishte edhe shqip, edhe anglisht. Pastaj u kthye në Greqi, e mori ekipi i parë dhe tha nuk dua të luaj më për Shqipërinë, por për Greqinë. Nuk ka asnjë lloj problemi për ne, sepse ne duam lojtarë që ta ndjejnë fanellën kur luajnë për Shqipërinë. Nëse ai është me dy mendje, mbase ka edhe të drejtë, sepse kështu e ndjen ai. Thjesht ne duam lojtarë që të ndjejnë fanellën, dhe ‘të mos luajnë’ shumë me ne. Nuk ka asnjë problem për ne sepse ne vazhdojmë punën, lojtarë ka plot Shqipëria plot. I uroj suksese Ndojit aty ku do të jetë.

Shanse për rikthim në Kombëtare? Ne mirëpresim çdo lojtar, nuk ka asnjë lloj problemi. Nëse do të jetë në kapacitetin e duhur, ne i mirëpresim. Ndoj është një lojtar që ka cilësi. Por edhe vetë ai bëri brenda një muaji dy zgjedhje.

Bushi, trajner i Kombëtares A? Është motivim për çdo trajner kur Presidenti të përmend emrin por gjithsesi, ne jemi të fokusuar tek U-21 dhe ndihemi shumë mirë. Sepse është njësoj, si të jesh trajner i A-së, si i U-21, objektivi është që Shqipëria të kualifikohet në Kampionatin Europian apo atë Botëror.

Arda Kurtulan është risi sepse ka qenë lojtar i ekipit të Fenerbahçes dhe ka debutuar si lojtari më i ri i gjithë kohërave në kampionatin turk me Fenerbahçen. Është një super talent dhe mendoj se do t’i shërbejë futbollit shqiptar. Luajti kundër nesh me Maqedoninë e Veriut. Por unë dhe i ati i tij kemi luajtur futboll bashkë në Turqi dhe kjo është një lidhje që e bëri të vijë te Shqipëria. Unë dua të falënderoj Ardën, familjen e tij për zgjedhjen që bëri, pasi prejardhja e tij është nga Shkupi. E falënderoj që u bë pjesë e Shqipërisë dhe mendoj se do të jetë një lojtar me shumë vlera që do t’i shërbejë ekipit të parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy