Kepa afër Lazios

Kepa afër Lazios

Transferimi i Edouard Mendy-s tek Chelsea besohet se do ti shkaktojë largimin Kepa Arrizabalagas nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ në merkaton verore .

Spanjolli  ka mbetur në prapavijë me francezin poshtë tre shtyllave dhe para disa kohësh Lazio filloi bisedimet me ishi-n e Athletic Bilbaos për ndërrimin e ambjentit.

Kjo histori po vijon me ritmin e duhur por gjithsesi bardhekaltërit  po analizojnë edhe  Alex Meret dhe  Diogo Costan .

Megjithatë 27 vjeçari besohet se e ka bindur Maurizio Sarrin i cili ka mbetur i pakënaqur me Thomas Strakoshën dhe në lidhje me këtë operacion Thomas Tuchel tashmë e ka dhënë ‘’ Ok ‘’.

 Kepa Arrizabalaga synon të lërë pas eksperiencën e hidhur me ‘’  Blutë e Londrës ‘’ dhe ndryshimi i ambjentit konsiderohet vendimi më i drejtë .

Lazio në vitet e fundit ka marrë pjesë rregullisht në Europë dhe ky element flet për potencialin e kryeqytetasve . 

Katër sezonet në kryeqytetin anglez i kanë shërbyer si eksperiencë Kepa Arrizabalagas i cili është shumë afër Serisë A , kampionati i tretë ndër pesë më të rëndësishmit e Europës , tek një ekip  simpatik, me një histori për tu marrë në konsideratë.

Pjesëmarrja në Europa League do të jetë shumë e rëndësishme si për gardianin e tre shtyllave ashtu edhe për Lazion pasi Botërori i Katarit është shumë afër dhe ndoshta starti i mbarë i sezonit 2022-2023 mund të jetë determinant për tu përzgjedhur në 23-shen e Luis Enriques tek kombëtarja e ‘’ La Furia Rojas ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy