
Sipas gazetarit të sportit Edi Hajdini trajneri i ekipit të Kombëtares Edi Reja e ka pasur në mendje formacionin për ndeshjen Hungari-Shqipëri. Nga studio e edicionit të lajmeve në MCN TV Hajdini tha se pavarësisht se ka pasur në favor një javë kohë, Reja ka dilema për mesfushën ndërkohë që për 8 pozicione ka qenë i sigurt.
“Gjatë gjithë javës ai ka punuar për të bërë diçka ndryshe. Ka provuar disa skema edhe pse dihet që është 5-3-2. Gjimshiti, Ismaili, Kumbulla janë të palëvizshëm, Berisha në portë. Bare dhe Gjasula janë diga para mbrojtjes. Cikalleshi gjithashtu i palëvizshëm. Dilema ka qenë tek krahët, nëse mund ta lejë Hysajn majtas apo djathtas. Mbetet për tu parë nëse do të aktivizojë Balliun. Nëse Hysajn e vendos në të djathtë, Trashi mbetet alternativa tjetër në krahun e majtë. Rey Manaj do ta nisë nga fillimi këtë takim. Reja si njohës i kampionatit italian beson se shpresat i ka te Bajrami. Është përballje mes dy trajnerëve italianë që e njohin njëri-tjetrin”, tha Hajdini.
Intervista:
Pak orë para publikimit të formacioneve zyrtare, a ka më dilema trajneri Edi Reja për 11 lojtarët titullarë që do të përballen ndaj Hungarisë?
Hajdini: Në fakt kjo ndeshje në dallim me të tjerat ka pasur diçka në favor që ka pasur 1 javë në favor për të parë gjendjen. Për s ai përket dilemave, Reja e ka pasur në mendje formacionin, por ka pasur dilema për mesfushën dhe sulmin, për 8 pozicione ka qenë i sigurt. Gjatë gjithë javës ai ka punuar për të bërë diçka ndryshe. Ka provuar disa skema edhe pse dihet që është 5,3,2. Gjimshiti, Ismaili, Kumbulla janë të palëvizshëm, Berisha në portë. Bare dhe Gjasula janë diga para mbrojtjes. Cikalleshi gjithashtu i palëvizshëm. Dilema ka qenë tek krahët, nëse mund ta lejë Hysajn majtas apo djathtas. Mbetet për tu parë nëse do të aktivizojë Balliun. Nëse Hysajn e vendos në të djathtë, Trashi mbetet alternativa tjetër në krahun e majtë. Rey Manaj do ta nisë nga fillimi këtë takim. Reja si njohës i kampionatit italian beson se shpresat i ka te Bajrami. Është përballje mes dy trajnerëve italianë që e njohin njëri-tjetrin. Nëse vihen në peshore formacionet shohim që futbollistët shqiptarë pretendojnë për më lart. Nuk besoj se do ta nisë me Brojën. Ai është një lojtar i cili që është folur si e ardhmja e kombëtares.
Çfarë duhet të presim nga kombëtarja jonë sot në fushën e lojës.
Hajdini: Kombëtarja ka presionin për të marrë 3 pikët e plota. Për të ruajtur vendin e dytë na duhet patjetër fitorja. Unë pres një skuadër të kujdesshme. Me përbërjen e lojtarëve që ka e ka mundësinë për kundërsulm. Reja nuk do ia lerë gjërat rastësisë.
Edhe Kosova ka një përballje sot në orën 18 në Suedi. A mund ta bëjnë surprizën dardanët në këtë përballje?
Hajdini: Në letër Suedia është më e favorizuar, diferencat mes lojtarëve dihen edhe pse Kosova ka një grup lojtarësh në rritje. Rashica dhe Muriqi pritet të shënojnë, por është shumë e vështirë. Asgjë nuk është e pamundur, i ka mundësitë të marrë një pikë.



