Baku: Çmenduri ajo që ndodhi te Dinamo, nuk bëhet skuadra me gazetarë dhe sekserë

Baku: Çmenduri ajo që ndodhi te Dinamo, nuk bëhet skuadra me gazetarë dhe sekserë

Gazetari i sportit, Ervin Baku, në edicionin e lajmeve në MCN TV, e quajti si çmenduri atë që ndodhi te Dinamo, ku sipas tij u investuan 1-2 milionë euro dhe tashmë bien nga kategoria.

Baku u shpreh se njerëzit që afroi presidenti në verë, nuk e bënë punën siç duhet, ndërsa shtoi se nuk bëhet një ekip futbolli me gazetarë dhe sekserë.

Te Dinamo ishte një organizim i çorganizuar. Të investosh 1-2 milionë euro dhe të biesh nga kategoria, është një çmenduri. Njerëzit që u afruan në verë, e bënë shumë keq punën e tyre. Nuk bëhet një ekip futbolli me gazetarë dhe sekserë, të cilët e molën atë lopën e shëndetshëm. Këta persona që u afruan pranë presidentit, e molën mirë. Këtu merr kuptim shprehja ‘Më mirë të dish sesa të kesh’. Presidenti duhet të marrë mësim dhe të afrojë ata që kanë qenë me fanellën e Dinamos. Është për të ardhur keq, që të investosh para për të rënë në Kategorinë e Parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy