Aurelien Tchouameni është praktikisht një lojtar i Real Madridit. Është arritur një marrëveshje me Monacon, me këta të fundit që nga shitja e lojtarit do të arkëtojnë 100 milionë euro.
Pasi dështuan të transferojnë Kylian Mbappe, madrilenët kanë vendosur të bëjnë një investim të madh, siç është ai për Tchouameni.
Marrëveshja është arritur për shifrën e 100 milionë eurove, së bashku me bonuset.
22-vjeçari e përfundoi sezonin me 5 gola në 50 paraqitje, një performancë që kontribuoi në kualifikimin në raundin e tretë kualifikues të Champions League për Monacon.



