Probleme për mbrojtësin e Shqipërisë, largohet nga fusha i dëmtuar

Probleme për mbrojtësin e Shqipërisë, largohet nga fusha i dëmtuar

Një nga problemet e mëdha te Kombëtarja shqiptare, para ndeshjeve eliminatore për Europianin, janë dëmtimet e lojtarëve.

Broja dhe Bare, praktikisht kanë mbyllur sezonin dhe nuk mund të llogariten për ndeshjet e muajit mars. Në ankth te kombëtarja, së fundmi mban edhe mbrojtësi, Ardian Ismajli.

Ky i fundit aktivizohet rregullisht tek Empoli dhe është titullar i padiskutueshëm edhe te Shqipëria.

Në ndeshjen e fundit ndaj Sampdorias, Ismajli u largua nga fusha para se të mbyllej ndeshja. Mbrojtësi pësoi një dëmtim muskulor dhe e kishte të pamundur të vazhdonte ndeshjen.

Në vijim, do të kryhen analiza të detajuara, për të kuptuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit që do i duhet lojtarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy