Presidenti Demi: Pashë Partizanin që unë dua, UEFA nuk mund të na trajtojë si vend i dorës së tretë

Presidenti Demi: Pashë Partizanin që unë dua, UEFA nuk mund të na trajtojë si vend i dorës së tretë

Partizani u eliminua në “play off” të Conference League nga kazakët e Astana. Pavarësisht eliminimit, ndeshja e të kuqve ka lënë një shije të mirë te presidenti Gazmend Demi.

Në një reagim, Demi thotë se ndaj Astanës pa Parizanin që ai do, referuar lojës së skuadrës.

Numri 1 i kryeqytetasve kishte edhe rezerva për arbitrimin e ndeshjes, teksa tha se Shqipëria nuk duhet të konsiderohet nga UEFA, si vend i dorës së tretë.

“Në këtë fund të aventurës evropiane të klubit tonë doja të falënderoja fillimisht tifozët që nuk na lanë kurrë vetëm këto muaj të nxehtë…

Falënderim të madh për skuadrën, të gjithë çunat një e nga një, trajnerin Zekic, drejtorin sportiv Abilaliaj, stafin teknik, magazinierë e fizioterapistë, patjetër edhe administratën e klubit, që nga punëtori i fushës Ladi, e deri tek drejtori i Përgjithshëm Olsi Rama, për punën e palodhur në këtë aventurë evropiane.

Largohemi me kokën lart duke fituar renditje dhe koeficiente të rëndësishëm në UEFA, por duke fituar edhe eksperiencë dhe lojtarë të rinj që do të na shërbejnë në rrugëtimin tonë. Ndaj Astanas unë pashë Partizanin që dua. Nuk dua të gjej kurrë alibi, por arbitrimi në këto nivele duhet të jetë më serioz dhe UEFA nuk mund ta trajtoj më Shqipërinë si vend të dorës së tretë…

Gjithsesi shikojmë përpara. Na pret një tjetër sezon i gjatë dhe i vështirë. Suksese të gjithëve! Forca Partizani!”, thuhet në reagimin e presidentit Gazmend Demi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy