
Ditën e sotme, u luajt edhe ndeshja e fundit për javën e tetë, në futbollin e femrave. Laçi ka mposhtur pa shumë vështirësi Lushnjën me rezultatin 0-5.
Sezoni ka nisur aspak mirë për myzeqaret, të cilat nuk kanë fituar asnjë ndeshje në tetë javë, ndërsa kjo është fitorja e parë për laçjanet në këtë edicion të ri futbollistik.
Ndërkaq, në ndeshjet e së shtunës, Vllaznia mundi në shtëpi Apoloninë me rezultatin 6-0. Asnjë surprizë nga Tirana, që fitoi në transfertë kundër Skënderbeut. Kryeqytetaset triumfuan në Korçë me rezultatin e thellë 10-0, në një takim që foli vetëm për vajzat bardheblu. Me këtë fitore, kryeqytetaset renditen në vendin e dytë, me 24 pikë, po aq sa Vllaznia e vendit të parë.
Nga ana tjetër, edhe Partizani arriti të merrte një rezultat pozitiv në kryeqytet, duke mundur ekipin e Teutës, me rezultatin 5-1.
Ndeshjet e javës së tetë në kampionatin e vajzave:
Partizani 5–1 Teuta
Vllaznia 5–0 Apolonia
Kukësi 0–2 Kinostudio
Skëndërbeu 0–10 Tirana
Lushnja 0-5 KF Laçi
Renditja aktuale:
Vllaznia 24 pikë
Tirana 24 pikë
Apolonia 18 pikë
Kinostudio 15 pikë
Partizani 13 pikë
Kukësi 6 pikë
Teuta 6 pikë
KF Laçi 4 pikë
Skënderbeu 3 pikë
Lushnja 0 pikë



