I prekur prej më shumë se 15 ditësh, Kumbulla mposht COVID-in

I prekur prej më shumë se 15 ditësh, Kumbulla mposht COVID-in

Futbollisti i Romës dhe i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla ka fituar betejën me koronavirusin. 20-vjeçari ishte i prekur prej më shumë se 15 ditësh, ndërsa kishte qëndruar i izoluar në shtëpinë e tij.

Ishte vetë Kumbulla i cili lëshoi një mesazh në rrjetet sociale ku shkruante ‘është ora për t’u kthyer’.

Kumbulla për shkak të koronavirusit ka humbur disa ndeshje me Romën ndër të cilat edhe ajo me Napolin mbrëmjen e kaluar ku verdhekuqtë humbën 3-0. Ndërkohë po ashtu ai nuk arriti të bëhet pjesë as e kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve me 15 dhe 18 nëntor kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

Në ndeshjet e tij të para te Roma Kumbulla pati një ndikim pozitiv madje arriti të gjente edhe rrugën e golit sin ë Seria A kundër Milanit ashtu edhe në Europa League kundër Young Boys.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy