
Leandro Paredes, mund të jetë lojtar i Juventusit në sezonin e ri. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mesfushori ka arritur marrëveshjen personale për tu transferuar në Torino.
Lojtari dëshiron të bashkohet me “Zonjën e Vjetër”, por duhet të arrihet një akord edhe me klubin që zotëron kartonin e argjentinasit, PSG.
Këta të fundit kërkojnë të paktën 25 milionë euro për ta lënë të lirë Paredes, ndërsa italianët nuk duan të paguajnë më shumë se 15 milionë euro.
Në ditët e ardhshme, priten bisedime mes palëve, për të parë nëse mund të bëhet apo ajo transferimi i futbollistit në Itali.



