Siç u njoftua edhe pak ditë më parë, ish-mbrojtësi i Teutës, Alexandros Kouros do të vazhdojë karrierën në Qipro. 27-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës së PAEEK në sezonin e ardhshëm. Pas disa ditëve bisedime, palët kanë arritur marrëveshjen dhe tashmë Kouros është zyrtarizuar te klubi qipriot.
Mbrojtësi zhvilloi një sezon shumë të mirë me Teutën, duke qenë një nga lojtarët kryesorë të Martinit, i cili i kishte besuar atij vendin e titullarit.
PAEEK u ngjit këtë sezon në elitën e futbollit qipriot dhe objektivi është të qëndrojnë aty duke shmangur rënien.



