Argjentina fitoi Botërorin, Dede: Trajneri i Francës ishte nervoz, deri në minutën e 75-të nuk donin të luanin futboll

Argjentina fitoi Botërorin, Dede: Trajneri i Francës ishte nervoz, deri në minutën e 75-të nuk donin të luanin futboll

Trajneri Nevil Dede, foli për fitimin e Botërorit nga Argjentina, që mposhti në finale Francën pas penalltive.

Në emisionin “Skaneri i Botërorit”, në MCN TV, Dede deklaroi se trajneri i Francës ishte shumë nervoz, ndërsa shtoi se deri në minutën e 75-të, nuk donin të luanin futboll.

Franca i kishte të gjitha 0 pas pjesës së parë. Në minutën e 75-të, Deschamps ndryshoi ndeshjen. Deri në minutën e 75-të, Franca nuk donte të luante futboll, nuk merrte as direktiva nga trajneri. Në minutën e 41, një ekip kampion bote, nuk ndërron dot dy lojtarë. Kjo tregon që trajneri ishte nervoz.

I kishte dalë e gjithë bota kundër dhe ishte nervoz. Skuadra nuk po i përgjigjej. Nuk është e thjeshtë ta shikosh Francën ashtu.

E thashë që në letër Franca është më e fortë, por Botërorin e fiton Argjentina. Franca e humbi me fat ndeshjen. Në 120 minuta, luajtën vetëm 40 minuta futboll. I ka falur lojën Argjentinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy