Rreth 24 orë para ndeshjes me Midtjyalland në Champions League Ajax ka marrë një lajm mjaft negativ.
Klubi holandez në transfertën daneze do të duhet t’ia dalë pa 11 lojtarë, të cilët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Mediat holandeze thonë se Ajax ka udhëtuar me vetëm 17 futbollistë për këtë ndeshje.
Koronavirusi ndër të tjera ka prekur edhe dy portierët që janë zgjedhje e parë, ndërsa të tjerë futbollistë të cilët do të mungojnë janë Dusan Tadic, Davy Klaassen, Andre Onana, Maarten Stekelenburg.
Ajax pas dy ndeshjeve të para ka vetëm një pikë në grup dhe kundër Midtjylland duhet të fitojë me patjetër, për të patur shanse kualifikimi.



