
Arsenali vazhdon me serinë e fitoreve radhazi, teksa ditën e sotme regjistroi suksesin e 5-të në kampionat, në po kaq ndeshje të zhvilluara në Premier League.
“Topçinjtë” mposht me rezultatin 2-1 Aston Villa, në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund. Gabriel Jesus në minutën e 30-të dhe Martinelli në minutën e 72-të, me golat e tyre, bënë të pavlefshëm golin e Douglaz Luiz në minutën e 74.
Fitore pa shumë probleme regjistroi edhe Manchester City, që mposhti me shifrat e thella 6-0 Nottngham Forest. Edhe në këtë sfidë, protagonist ishte Erling Haaland, i cili realizoi 3 herë në pjesën e parë, ndërsa në listën e golashënuesve, shënuan emrin edhe Cancelo dhe Alvarez me një dopietë.



