Barcelona, përcakton çmimin për Ansu Fati

Barcelona, përcakton çmimin për Ansu Fati

Huazimi i Ansu Fatit tek Brightoni, duket se ka rezultuar një goditje e qëlluar në shenjë nga drejtuesit e Barcelonës.

Sulmuesi ndihet komod në Premier League, një avantazh ky për spanjollët të cilët do të pretendojnë 40 milionë euro për shitjen e kartonit.

Megjithatë, asgjë nuk është e sigurtë për arsye se nëse Xavi Hernandez do të lërë ekipin e zemrës në fundin e sezonit, traineri i ri i ‘’ Blaugranëve ‘’ mund ta afrojë përsëri ekstremin nga Guinea- Bisau.

Ndërkohë, Ansu Fati mund të fillojë përsëri eksperiencën me Barcelonën vetëm nëse i garantohet një rol titullari dhe Joan Laporta i ka marrë parasysh të gjithë skenaret.

Tek gjigandët e Spanjës dhe jo vetëm priten ndryshime gjatë verës duke qenë se prej kohësh janë distancuar nga titujt, fakt që tregon se janë shumë larg të kaluarës së suksesshme.

Ansu Fati në sezonin aktual ka gjetur në 4 raste rrugën e rrjetës si dhe ka shërbyer me 1 asist në 18 sfidat me bardheblutë, shumë i rëndësishëm në 11-shen e Roberto de Zerbit.

 

         

 

             

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy