
Bayern Munich dhe Real Madrid, barazuan me rezultatin 2-2 mes tyre, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampioneve.
Dominim i gjermanëve, të cilët gjithsesi nuk ia dolën të triumfojnë dot. Pas ndeshjes, trajneri i bavarezëve, Thomas Tuchel, deklaroi se skuadra e tij duhet të kishte shënuar edhe një gol të tretë, me rastet që kishte.
Ne e filluam shumë mirë dhe mund të shënonim. Më pas nuk i qëndruam planit tonë. Nuk e di pse, por morëm një gol dhe u bë e vështirë. Në pjesën e dytë ishim më mirë dhe treguam më shumë guxim. E përmbysëm 2-1 dhe pastaj kishim ende shumë raste dhe duhej të kishim shënuar një gol të tretë. Reali krijoji dy raste dhe shënoi dy gola. Megjithatë, sa i përket kualifikimit gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit. Na mbetet të fitojmë në Madrid dhe të shkojmë në finale. Për mua shanset janë ende 50-50.
I qartë në krahun tjetër ishte Carlo Ancelotti, i cili u shpreh se gjithçka është e hapur dhe ekipi i tij do të kërkojë finalen e madhe.
Bayern tregoi versionin më të mirë në këtë takim, ndërsa ne jo, ishim larg të qenit në versionin tonë më të mirë. Por duhet të presim të mërkurën e ardhshme për të treguar se jemi Reali. Në pjesën e parë nuk është se jemi mbrojtur keq, por kishim pak intensitet. Në pjesën e dytë kur ata kaluan në epërsi filluam të shtynim pak më shumë. Ndiheshim komodë në fushë, por sërish na mungonte intensiteti, ritmi i duhur për t’i bërë dëm kundërshtarit. E përfunduam ndeshjen mjaft mirë. Epo, barazimi nuk është keq, duhet të vuash 90 minuta në një mjedis që të gjithë e njohin.
Ne jemi të pozicionuar mirë në La Liga. Edhe në Ligën e Kampionëve jemi mirë pas barazimit të marrë në Mynih. Është një rezultat që lë gjithçka të hapur, por tani luajmë takimin e kthimit në shtëpi. Objektivi jonë është i qartë, duhet të përpiqemi të shkojmë në Londër.



