Partizani mësoi kundërshtarin, nëse kualifikohet në turin e dytë, në Ligën e Kampioneve. Në rast se të kuqtë kalojnë Bate Borisov në turin e parë, atëherë në turin e radhës do të përballen me skuadrën e Aris Limasol, nga Qipro. Ndeshjet e para kualifikuese të turit të dytë, do të luhen në datat 25 dhe 26 korrik, teksa ndeshjet e kthimit në datat 1 dhe 2 gusht. Në rast se Partizani eliminohet në turin e parë të Champions-it, atëherë do të luajë në turin e dytë të Ligës së Konferencës.



