
Dëmtimet e Dani Cavajal janë një dhimbje e vazhdueshme koke për Carlo Ancelottin në këtë fillim sezoni. Huazimi i Alvaro Odriozolas tek Fiorentina e ka vështirësuar gjendjen tek ‘’ Galaktikët ‘’ për faktin se momentalisht nuk kanë një zëvëndësues të mirfilltë për spanjollin . Kjo situatë duket se nuk do të marrë fund pa një zgjidhje nga kryeqytetasit të cilët tashmë i kanë hedhur grepat për anësorin Pedro Porro i cili aktivizohet në cilësinë e huazimit tek Sportingu Lisbonës por është në pronësi të Manchester City-t .
Sipas portugezes ‘ OJogo ‘ paraqitjet pozitive me ‘’ Luanët ‘’ kanë impresionuar Carlo Ancelottin i cili kërkon transferimin e 22 vjeçarit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ .
Ky operacion do të ketë vështirësitë e veta dhe gjithashtu vlera e kartonit të Pedro Porros nga 9 ka arritur 20 milionë eurot duke theksuar se transferimi në ‘’ Jose Alvalade ‘’ ka shërbyer për progresin e mbrojtësit të talentuar .
Ky fakt lë për të kuptuar se gjithçka do të varet nga negociatat ndërmjet ‘’ The Citiziens ‘’ dhe ‘’ Los Blancos ‘’ dhe parashikohet se anglezët mund të përcaktojnë 25-30 milionë euro për ta larguar nga ‘’ Etihad Stadium ‘’ . Spanjollët janë të detyruar të marrin një vendim për të evituar ngërçet në të ardhmen pasi sezoni është shumë i gjatë dhe nëse nuk reagojnë në kohë situata mund të përkeqësohet .
Pavarësisht se është ende herët për të dhënë një verdikt më të qartë , Pedro Porro ka treguar shumë profesionalizëm dhe përpos lojës tërheqëse , në 7 ndeshjet me Sporting Lisbonën ka gjetur 2 herë rrugën e rrjetës dhe ka kontribuar me një asist, statistika që reflektojnë se është një lojtar për tu marrë në konsideratë .



