Europiani U-17 për femra/ Shqipëria rikthehet te fitorja, mposht Maqedoninë e Veriut

Europiani U-17 për femra/ Shqipëria rikthehet te fitorja, mposht Maqedoninë e Veriut

Pas humbjes ndaj Skocisë, Shqipëria U-17 e femrave është rikthye te fitorja. Vajzat kuqezi mbyllën me fitoren raundin e dytë të Kampionatit Europian U-17. Shqipëria fitoi ditën e sotme në “Elbasan Arena” ndaj Maqedonisë së Veriut, me rezultatin 4-2.

Shqipëria e nisi shumë mirë ndeshjen, teksa Vasa zhbllokoi rezultatin që në minutën e parë të takimit, pas një krosi të ardhur bukur nga Methoxha, që u shfrytëzua në mënyrë të saktë nga mbrojtësja kuqezi, që u gjend mirë në zonë. Edhe pas golit të parë, skuadra tenton të luajë përpara, por ndëshkohen në minutën e 14-të nga Pavlovska, e cila realizon golin e barazimit. Kjo nuk e vë në vështirësi ekipin e drejtuar nga Agustin Kola, që vazhdon të kërkojë golin e epërsisë, të cilin e gjen në minutën e 29-të me Anversa Muça, që dyfishon shifrat për Shqipërinë. Skuadra krijon edhe disa raste të tjera, por fraksioni i parë i lojës mbyllet në avantazhin e Kombëtares me rezultatin 1-2.

Me nisjen e pjesës së dytë të lojës, vajzat kuqezi tregohen sërish më superiore, duke krijuar sërish raste dhe në minutën e 58-të, Arlinda Kodra gjen golin e tretë për skuadrën, pas një goditjeje nga jashtë zone, që i jep më shumë siguri vajzave dhe trajnerit Kola. 12 minuta më vonë, Sela ngushton rezultatin për maqedonaset, duke tentuar të rikthejnë gëzimin në kampin kundërshtar, mirëpo në minutën e 70-të, Muça realizon golin e katërt për skuadrën kuqezi, si dhe golin e dytë personal, duke vulosur shifrat në 2-4.

Ky ishte suksesi i dytë i vajzave kuqezi në këtë grup, ku ishin shortuar së bashku me Skocinë, Maqedoninë e Veriut dhe Azerbajxhanin. Në ndeshjen e parë në grup, Shqipëria triumfoi ndaj Azerbajxhanit 1-0, teksa në sfidën e dytë u mund nga Skocia. Kombëtarja shqiptare u rendit e dyta në grupin B3 në me gjashtë pikë, me dy fitore dhe një humbje, teksa në vendin e parë renditet skuadra e Skocisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy