Barcelona zgjedh Marc Rocan për mesfushën

Barcelona zgjedh Marc Rocan për mesfushën

Gjetja e një zëvëndësuesi për Sergio Busquets është shëndërruar në një prioritet për Barcelonën të cilës i mbetet edhe shumë punë për të bërë në vijimësi .

Me merkaton e verës në prag, ‘’ Los Cules ‘’ kanë filluar me kohë punën për të përforcuar edhe disa pozicione të cilat nuk e kanë lënë të kënaqur mjaftueshëm Xavi Hernandezin.

Favoriti  për tu transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’, të paktën deri më tani sipas ‘ Mundodeportivos ‘ mbetet Marc Roca i Bayern Munchen .

Zbritja e Espanyolit në Segunda i dha shansin bavarezëve në merkaton e 2020-tës për ta transferuar në ‘’ Allianz Arena ‘’ por shumë shpejt ëndërra e 25 vjeçarit u shëndërrua në një makth pasi traineri  Hansi Flick nuk e përfshiu në planet e tij, fakt që ka ndodhur edhe në vitin e kaluar  nën drejtimin e Julian Nagelsmann pasi Marc Roca u aktivizua në vetëm 15 takime .

Kjo eksperiencë në Mynih në terma të përgjithshëm mund të konsiderohet e dështuar dhe Barcelona përpara nevojës për tu përmirësuar në vigjile të sezoni të ri e ka zgjedhur si një ndër përfaqësuesit e ardhshëm të këtij reparti të cilin Xavi Hernandez e njeh mjaft mirë sepse në të kaluarën ishte një ndër më të mirët në botë .  

Kjo verë mund të rezultojë shumë produktive për Marc Rocan i cili kërkon një tjetër shans për të treguar potencialin e tij në fushën e lojës dhe Barcelona ndoshta do të shëndërrohet në destinacionin ideal për talentin spanjoll.

Drejtuesit e kuq e bluve janë të ndërgjegjshëm se çdo zgjedhje në merkato do të konsiderohet shumë përcaktuese për fatet e sezonit të ri, gjatë të cilit do të pretendohet rikthimi në elitë sepse kaq vite jashtë saj kanë filluar të prodhojnë shumë pakënaqësi në Katalunjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy