
Roma prej kohësh ishte në kërkim të një sulmuesi dhe atë duket se e ka gjetur brenda kampionatit.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, thuhet se verdhekuqtë kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Duvan Zapata.
Roma ka mbyllur akordin me Atalantën për 6 milionë euro, plus 3.5 milionë euro të tjera në formën e bonuseve.
Zapata ka dhënë miratimin për transferimin në kryeqytet, aty ku e pret një kontratë tre vjeçare me pagë 2.7 milionë euro në sezon.
32-vjeçari në 190 ndeshje zyrtare me Atalantën ka realizuar 81 gola dhe ka asistuar në 43 të tjerë.



