Debutoi me humbje, Devolli: Kukësi i ka mundësitë për të kaluar momentin e vështirë

Debutoi me humbje, Devolli: Kukësi i ka mundësitë për të kaluar momentin e vështirë

Bledar Devolli, debutoi me humbje në stolin e Kukësit, teksa u mposht nga Partizani.

Pas ndeshjes, trajneri foli për MCN TV, ku deklaroi se skuadra i ka mundësitë për të kaluar këtë moment të vështirë dhe të arrijë mbijetesën.

Ndeshjen e nisëm mirë. Për 10 minuta, patëm probleme me mesfushën, sepse e linim Rrapajn të lirë. Na hapën pak probleme. E zgjidhëm me Abdu. Donim t’i çonim lojtarët në një kundër një. Pjesa e dytë ishte më shumë dëshirë, sesa logjikë. Morëm një gol në situatë 2 kundër 1. Duhet ta kishim vonuar aksionin. Mora disa sinjale të mira sot. Nesër nisim punën, sepse në fundjavë kemi një finale me kundërshtar direkt.

I kemi armët dhe cilësitë për të kaluar këtë moment të vështirë. Kemi lojtarë me eksperiencë dhe cilësi. Kaq duhet për ta kaluar këtë skuadër.

I kemi mundësitë. Ekipi fizikisht është mirë. Kemi mundësi të luajmë me presing lart. Kemi alternativa që mund ta freskojmë ekipin me këtë mënyrë loje. Doja të ishim më agresivë kur kishim topin.

 Kemi nevojë për të gjithë. E presim edhe Rashitin, sepse është lojtar cilësor. Ka pasur probleme shëndetësore. Në këtë situatë ku ndodhemi, kemi nevojë për të gjithë futbollistët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy