
Performancat dinjitoze në Botëror sigurisht i kanë bërë drejtuesit e Milanit ta analizojnë me kujdes të ardhmen e Luka Modriç.
Eksperienca e ka ndihmuar kroatin për të vijuar me shkëlqimin në fushën e blertë, fakt i cili është shoqëruar me këmbnguljen e tyre për qëndrimin në ‘’ San Siro ‘’.
Traineri Ruben Amorim e ka kontaktuar personalisht ishi-n e Real Madridit për t’ia shprehur dëshirën duke qenë se është një vlerë e shtuar për ‘’ Djallin ‘’.
Siguria që ofron me prezencën e tij, kontributi për shokët e skuadrës dhe marrja e vendimeve korrekte në momente të vështira ia lartëson figurën legjendës së ‘’ Trikolorëve ‘’.
Luka Modriç e ka treguar në sfida determinante se çfarë është i aftë të bëjë dhe tek ish fituesit e Champions Leagues e ka mbështetjen e padiskutueshme.
Rinovimi i kontratës për një sezon konsiderohet një hap llogjik, me qëllimin e monitorimit me kujdes të progresit të fantazistit nga Zadar.
Të qënit kompetitiv e ka bërë të fitojë çdo titull në nivel klubesh gjatë karrierës Luka Modriçin, shumë efikas në çdo sfidë.



