Lille pëlqen Hazard

Lille pëlqen Hazard

Vendimi i Real Madridit për largimin e  Eden Hazardit nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ ka ngjallur menjëhere interesin e Lilles. 30 vjeçari ka kaluar një eksperiencë tejet të trishtë tek ‘’ Galaktikët ‘’ me të cilët ka qëndruar me shumë jashtë sesa brenda fushave .

Gjithsesi e kaluara s’mund të harrohet  lehtë sepse ishi i Chelseat do të tentohet nga ish skuadra Lille dhe  presidenti  Olivier Letang gjatë një interviste për ‘ L’ Equipe ‘ ka deklaruar  nuk do ta harrojë asnjëherë ndihmën që belgu i dha ‘’ Les Dogues ‘’ në të kaluarën .

 Në sezonin aktual të besuarit e  Jocelyn Gourvennec kanë rrëshkitur si pa menduar dhe nuk i mbetet gjë tjetër veçse të përforcohen për të vijuar luftën në pjesën më deçizive të sezonit .  

 Ideja e Lilles është huazimi i Eden Hazardit për të parë se si do të riadaptohej  aty ku konkurrenca është e ashpër por belgu kërkon medoemos ta harrojë  aventurën në Madrid e cila ia ka dëmtuar seriozisht karrierën .  

Edhe pse Carlo Ancelotti nuk e konsideron pjesë të ‘’ Los Blancos ‘’, madrilenët nuk do t’ia lehtësojnë rrugën pretendentëve të tij  dhe kanë përcaktuar minimalisht 50 milionë euro për largimin e ishi-t të Chelseat  .

 Kontrata e Eden Hazard mbetet e vlefshme deri në 30 qershorin e 2024-tës por nëse i referohemi negociatave , Real Madridi gjithmone ka qëndruar i paluhatur në kërkesat e tij, fakt që pritet të konsiderohet  nga kampionët në fuqi të Ligue 1 .

Në 12 ndeshjet e këtij sezoni Eden Hazard e ka konfirmuar se është i tepërt tek kryeqytetasit dhe Lilla është një opsion shumë interesant për të rikuperuar vlerat e humbura  .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy