Djajtë e kuqë kanë mundur me një rezultat të thellë Tërbunin në "Qemal Stafa". Partizani ka shënuar 4 gola në portën e miqve të cilët duhet ende të kënaqen me vendin e fundin në klasifikim.
Goleadën e kryeqytetasve e nisi Labinot Ibrahimi dhe më pas Raçiç arriti të dyfishonte rezultatin lehtë. Rrjetën e preku edhe Xhevahir Sukaj, i cili shënoi golin e tretë, ndërsa Raçiç kompletoi dopietën e tij me golin e katërt. Me këtë rezultat Partizani mbetet ende në krye, por me një ndeshje më shumë se Skënderbeu i Korçës.
Menjëherë pas ndeshjes vetë trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, u shpreh tejet i kënaqur nga loja e skuadrës dhe për fitoren e thellë të arritur ndaj Tërbunit. Tekniku i të kuqve foli dhe për rikthimin shpërthyes me dopietë të sulmuesit serb, Stevan Raçiç.



