
Milani ka zyrtarizuar blerjen përfundimtare të mesfushorit Sandro Tonali. Ky i fundit ishte pjesë e kuqezinjve edhe në sezonin që lamë pas, por ishte i huazuar me të drejtë blerje.
Tashmë marrëveshja mes drejtuesve të Milanit dhe atyre të Brescia është arritur dhe Tonali është zyrtarisht një futbollist “Djallit”.
Ka qenë vetë klubi kuqezi që ka zyrtarizuar marrëveshjen, duke njoftuar se 21-vjeçari ka nënshkruar kontratën deri në qershor të vitit 2026. Në sezonin e kaluar Tonali u aktivizua në 37 ndeshje me kuqezinjtë nga Milano në të gjitha kompeticionet, duke lënë përshtypje të mira te drejtuesit që tashmë vendosën ta blejnë përfundimisht.
Official Statement: Sandro Tonali ➡ https://t.co/KKnmNIvoEo
— AC Milan (@acmilan) July 8, 2021
Comunicato Ufficiale: Sandro Tonali ➡ https://t.co/8VTc4IwzcO #NewPlayerUnlocked #SempreMilan pic.twitter.com/eIcR2RtbLq



