
Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, foli për MCN TV, pas humbjes me Egnatian në kampionat.
Deliallisi deklaroi se skuadra e tij mund ta kishte vrarë ndeshjen, me rastet që kishin në pjesën e parë. Sipas tij, Erzeni fali gjithçka dhe i bënë Egnatias një dhuratë të madhe.
E kishim vlerësuar kundërshtarin. Mund ta kishim vrarë ndeshjen në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, gabim episodi. Pas dëmtimit të Hasanbelliut, nuk e kemi atë qetësinë e duhur. Më vjen keq për mënyrën si e humbëm ndeshjen. Ka keqardhje për humbjen e një ndeshje të tillë.
Janë lojtarë që nuk kanë luajtur prej një kohe të gjatë tek ekipet e tyre. Këta lojtarë duan kohën e vet. Mihana kishte ngarkesë në muskujt e barkut, Yunes nuk mund të përballojë më shumë. Krijuam shumë raste në pjesën e parë. Sot falëm gjithçka. Mungesa e përqendrimit.
Goli i parë ishte mësë i evitueshëm. Ky ekip është shumë i fortë, më besoni. Me afrimet e janarit, konkurrenca është rritur. I kemi bërë një dhuratë të madhe Egnatias, Falëm gjithçka, lojtarët mu duken të brishtë. Mendoj se Hasanbelli do jetë i gatshëm nga java e ardhshme.



