
Orët e fundit drejtuesit e Chelseat kanë hedhur një hap të suksesshëm në merkaton verore.
‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë arritur marrëveshjen me portierin Filip Jorgensen, të cilin e bleu nga Villareali.
Danezi ka hedhur firmën për gjashtë sezone, kundrejt 24.5 milionë eurove.
Siç dihet disa portierë nuk e kanë bindur Mauricio Pochettinon me kalimin e kohës, si përshembull Robert Sanchez, Djorde Petrovic, Kepa Arrizabalaga, Gabriel Slonina, Marcus Bettinelli apo Lucas Bergstrom por asnjë prej tyre nuk është aktivizuar si titullar.
Duhet kujtuar se 22 vjeçari mbërriti tek ekipet inferiore të ‘’ Nëndetëses së Verdhë ‘’ me vetëm 15 vite mbi supe nga Mallorca.
Në sezonin e kaluar Filip Jorgensen ishte portieri me më shumë pritje në kampionatin spanjoll, konkretisht 143.
Sipas informacioneve të fundit, drejtuesit e ekipit nga Castellon kanë reaguar menjëherë në lidhje me largimin e tij nga ‘’ La Ceramica ‘’, të cilët synojnë të firmosin me Alvaro Valles, pjesë e Las Palmasit.



