Te klubi i Erzenit, ka nisur një eksod largimet. Shijakasit, kanë njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me tetë futbollistë.
Bëhet fjalë për lojtarët Sokol Kiqina, Flavio Meçja, Amer Duka, Elian Çelaj, Kristi Kote, Elvis Gjoni, Edi Isteri dhe Klodian Pjetri.
Këta futbollistë nuk do të jenë më pjesë e Erzenit dhe kanë dalë të lirë, teksa janë në kërkim të një aventure të re.



