Mbappe refuzon përsëri Parisin

Mbappe refuzon përsëri Parisin

 Çdo ditë që kalon e ndan edhe më shumë Kylian Mbappen me Paris St Germain . Ylli francez konsiderohet i domosdoshëm për arritjen tek sukseset por vendimi i sulmuesit s’ka kthim prapa dhe Real Madridi vijon të buzëqeshë.

 Këtë fakt kampioni i botës në fuqi e ka konfirmuar me refuzimin e ofertës së rradhës nga  Nasser Al Khelaifi  duke lënë për të kuptuar se 30 qershori është afër dhe presidenti i ‘’ Les Pariziens ‘’ duhet të përgatitet për largimin e perlës së ofensivës nga ‘’ Parque de Prince ‘’. 

Sipas Mario Corteganas , gazetar i të famshmes ‘ Marca ‘ , Kylian Mbappe ka refuzuar  një pagë stratosferike prej 90 milionë eurosh në sezon duke i vënë praktikisht vulën kësaj çështje nga e cila ‘’ Galaktikët ‘’ do të përfitojnë me parametër zero pa përfshirë pagën  vjetore të talentit të kombëtares ‘ Trikolor ‘.

Dëshpërimi është ulur këmbëkryq tek parizienët të cilëve pothuajse i është prishur çdo plan dhe kanë kërkuar mbështetjen e presidentit Emmanuel Macron për ta bindur të qëndrojë golashënuesin edhe pse kështu si kanë vijuar gjërat , të pakta janë shanset që gjigandët e Ligue 1 ta arrijnë objektivin . 

Në kampin tjetër , duke filluar nga sezoni i ardhshëm ‘’ Los Blancos ‘’ do të shijojnë prezencën e një lojtari si pak të tjerë , të cilit i janë hapur dyert  e ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ për të filluar një tjetër etapë në kushtet e një të privilegjuari .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy