
Drejtori i Teutës, Sulemjan Starova, ka thënë se ndihet i ofenduar nga fakti që presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, ka dalë dhe ka folur për mesazhet e tifozëve të Vllaznisë. Në studion e emisionit “Skaner” në MCNTV, Starova ka thënë se Teuta nuk ka nevojë për favore.
“Jam pak si i ofenduar. Është noramle që të gjithë tifozët e Vllaznisë t’i dërgojnë mesazhe Kokëdhimës, por nuk është e drejtë që Kokëdhima të dalë dhe të flasë këtu për ato. Teuta nuk ka pritur asnjëherë favore. Teuta është në ekuilibër total me Vllazninë. Nuk do dëgjojmë sesi betohet presidenti i Apolonisë. Nuk lejohet që ne që jemi drejtuies, të flasim për këto fjalë, tolerime dhe trukime. Ndihem si i ofenduar, duke u pretenduar se Apolonia do na i lërë ndeshjen ne. Nuk del asnjë president në botë kështu si Kokëdhima. Te Vllaznia po e bëjnë sikur e kanë të sigurtë fitoren me Laçin dhe po thonë tani që Apolonia të luajë ndershëm. Eksperienca jonë bën që ne ta vlerësojmë ndeshjen me Apoloninë si një finale Championsi. Frika është për mbivlerësim dhe jo për nënvlerësim. Të shpresojmë që të fitojmë më i miri. Ne jemi në një kampionat që është në ekulibër.”, tha Starova.



