Mesfushori Toni Kroos, do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madrid, të paktën edhe për një tjetër sezon. Raportimet e fundit nga Spanja, bëjnë me dije se drejtuesit e klubit spanjoll, kanë arritur marrëveshjen me lojtarin gjerman, për rinovimin e kontratës edhe për një vit tjetër.
34-vjeçari prite të firmosë në ditët e ardhshme kontratën e re, e cila do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2025.
Kroos shihet si një lojtar shumë i rëndësishëm te Real Madrid dhe për këtë arsye, drejtuesit kanë vendosur t’i zgjasin bashkëpunimin.



